Ndërlidhjet

Kirgizi: Mbahen zgjedhjet e përgjithshme, raportohet për mashtrime


Pamje nga zgjedhjet e përgjithshme në Kirgizi
Pamje nga zgjedhjet e përgjithshme në Kirgizi

Në Kirgizi sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat 14 parti me më tepër se 2 mijë kandidatë, konkurrojnë për 120 vende në parlament.

Deputetët do të zgjedhen nga listat e mbyllura partiake për mandatin pesëvjeçar.

Për herë të parë në Azinë Qendrore, votuesit janë pajisur me letërnjoftime biometrike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Krigizisë ka njoftuar se dalja në zgjedhje deri në orën 12 ishte 20%.

Rekadsia për Kirgizinë e Radios Evropa e Lirë ka marrë raporte për mashtrime të mëdha nga ana e qindra studentëve, të udhëhequr nga profesorët e tyre universitarë.

Në disa vende, votuesit janë sjellur në vendvotime me autobusë të vegjël.

Disa votues thanë se u janë ofruar para, ndërsa të tjerët kanë pretenduar se emrat e tyre nuk ishin në listat e zgjedhësve.

XS
SM
MD
LG