Ndërlidhjet

Rusia thotë se i ka sulmuar 10 caqe të IS-it në Siri


Pamje e një aeroplani luftarak rus
Pamje e një aeroplani luftarak rus

Rusia thotë se aeroplanët e saj luftarakë kanë ndërmarrë 20 fluturime në Siri, gjatë 24 orëve të fundit, duke i sulmuar 10 caqe të militantëve të Shtetit Islamik.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se sulmet e kanë goditur një kamp stërvitor terrorist, përfshirë një fabrikë për prodhimin e jelekëve vetëvrasës.

Mëtutje, theksohet se forca ajrore ruse, prej fillimit të sulmeve më 30 shtator, arriti t’i shkatërroj linjat furnizuese të grupit militant, Shteti Islamik, dhe i ka shkaktuar “dëm të rëndësishëmm infrastrukturës që përdoret për përgatitjen e akteve të terorit”.

Perëndimi dhe opozita e Sirisë thonë se me sulmet ajrore të Rusisë mbështetet aleati i vet, presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe se Rusia po i qëllon caqet që nuk janë të militantëve të Shtetit Islamik.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Aktivistët sirianë thonë se dhjetëra civilë janë vrarë nga këto sulme.

Dje, Moska ka shprehur përkushtim për intensifikm të sulmeve, duke thënë se afro 600 militantë tashmë janë tërhequr nga pozicionet e veta dhe po përpiqen të largohen në Evropë.

XS
SM
MD
LG