Ndërlidhjet

Moldavi: Protesta masive kundër qeverisë


Pamje nga protesta në Kishinev të Moldavisë
Pamje nga protesta në Kishinev të Moldavisë

Së paku 10 mijë njerëz sot në kryeqytetin Kishinev kanë protestuar kundër qeverisë së Moldavisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Kjo ishte dita e katërt e protestave të njëpasnjëshme në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Disa protestues janë përleshur me policinë derisa janë përpjekur të depërtojnë në ndërtesën e parlamentit.

Protestat masive në Moldavi filluan më 6 shtator, kur dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Kishinevit, për të protestuar për shkak të dështimit të qeverisë aktuale properëndimore për ta luftuar korrupsionin dhe për zbatimin e reformave të vërteta.

Protestuesit, po ashtu, kërkojnë hetime lidhur me zhdukjen e gati 1.5 miliardi dollarësh nga tri banka të Moldavisë, vitin e kaluar, dhe ata që janë përgjegjës të ndiqen penalisht.

XS
SM
MD
LG