Ndërlidhjet

BB: Varfëria ekstreme – në nivelin më të ulët në histori


Banka Botërore thotë se për të parën herë, më pak se 10% e popullatës botërore do të jetojë në varfëri ekstreme deri në fund të këtij viti.

Afro 702 milionë njerëz, ose 9.6% e popullatës së botës, do të jetojnë nën linjën e varfërisë këtë vit, kryesisht në rajonet në Afrikë dhe Azi.

Në vitin 2012, kjo shifër ishte 12.8%.

Por, raporti i Bankës Botërore, i publikuar mbrëmë, thotë “se për miliona afrikanë ende ka shqetësime të mëdha”.

“Ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore, e cila mund ta ndalë varfërinë ekstreme”, tha presidenri i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Ky raport u publikua pasi liderët botëror muajin e kaluar kanë shprehur përkushtim që brenda 15 vitesh ta ndalin varfërinë ekstreme.

XS
SM
MD
LG