Ndërlidhjet

logo-print

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) thotë se do t’i përfundoj operacionet e veta në qytetin Kunduz në Afganistan, pasi nga një sulm ajror i dyshuar i Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku 22 vetë.

Kjo organizatë ka kërkuar hetim të pavarur për atë që ajo e ka cilësuar si krim lufte.

“Sipas perceptimet të qartë se është kryer krim lufte, Mjekët pa Kufij kërkojnë hetim të plotë dhe transparent lidhur me këtë ngjarje, nga një organ ndërkombëtar i pavarur”, tha drejtori i përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, Christopher Stokes.

MSF thotë se nga sulmi në mëngjes të datës 3 tetor, janë vrarë 22 vetë – 12 anëtar të personelit dhe 10 pacientë.

Kjo organizatë, po ashtu, i ka hedhur poshtë pohimet për praninë e ndonjë militanti në spital.

Zyrtarët afganë kanë pretenduar se kryengritësit e shfrytëzonin spitalin si pozicion për t’i marrë në shënjestër forcat afgane dhe civilët.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Pentagoni e ka filluar “hetimin e plotë” lidhur me këto sulme ajrore.

XS
SM
MD
LG