Ndërlidhjet

Tre vetë fitues të Çmimit Nobel për mjekësi


Pamje nga Stokholmi

Pamje nga Stokholmi

Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu, e kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2015, është shpallur sot në Stokholm të Suedisë.

Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinka në Stokholm ka shpallur se “laureatët e sivjemë të Nobelit i kanë zhvilluar terapitë që e kanë revolucionarizuar trajtimin e disa sëmundjeve parazitore më shkatërruese".

Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrrajave.

Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes.

Fituesit e ndajnë çmimin prej afro 960 mijë dollarëve amerikanë.

Çmimi Nobel i pari për mjekësi është dhënë në vitin 1901 në pajtueshmëri me vullnetin e kimistit dhe ndërmarrësit sudez, Alfred Nobel.

XS
SM
MD
LG