Ndërlidhjet

Veseli: Kuvendi do të zhbllokohet


Truprojat e mbrojnë kryeministrin Mustafa derisa deputetët opozitarë hedhin vezë në drejtim të tij në Kuvendin e Kosovës

Truprojat e mbrojnë kryeministrin Mustafa derisa deputetët opozitarë hedhin vezë në drejtim të tij në Kuvendin e Kosovës

Puna në Kuvendin e Kosovës do të zhbllokohet, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Këto komente, Veseli i ka bërë gjatë një debati me disa përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile, në lidhje me bllokadën e punës së Kuvendit nga ana e opozitës.

"Bllokada e punës së Kuvendit paraqet një shkelje të rregullores së punës dhe po krijon një parim të rrezikshëm edhe për të ardhmen", ka theksuar Veseli.

Ai ka thënë, po ashtu, se problemi i bllokadës në Kuvend është politik dhe jo procedural, duke paralajmëruarmundësinë që zhbllokimi të arrihet me mjetet ligjore, e jo me forcë.

Bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e opozitës ka pasuar marrëveshjen që Qeveria e Kosovës e ka arritur me Beogradin në lidhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

XS
SM
MD
LG