Ndërlidhjet

logo-print

Carter: Rusia po përdorë “strategji humbëse” në Siri


Ashton Carter

Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, thotë se Rusia po ndjek “strategji humbëse” në Siri.

Duke folur sot në Madrid të Spanjës, zoti Carter, mëtutje, ka theksuar se “Rusia e ka përshkallëzuar luftën civile” në Siri dhe tha se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “do të vendos të konfrontohet me kërcnimin që paraqitet nga Shteti Islamik, e nuk do t’i vazhdoj sulmet e njëanshme ajrore kundër opozitës së presidentit sirian, Bashar al-Assad”.

Më 30 shtator, Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri, duke pretenduar se cak i sulmeve janë militantët e Shtetit Islamik dhe kapacitetet e tyre ushtarake.

Por, Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera perëndimore dhe monitoruesit ndërkombëtarë, kanë thënë se aeroplanët luftarakë rusë i kanë sulmuar grupet e tjera kryengritëse, për të ndihmuar në stabilizimin e qeverisë së presidentit Assad.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, gjendet në turne pesëditëshe në Evropë, për bisedime me aleatët në koalicionin shumëkombës, të udhëhequr nga Uashingtoni, që ndërmerr sulme ajrore kundër luftëtarëve të grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG