Ndërlidhjet

SHBA: Afganët kërkuan të sulmojmë në Kunduz


John Campbell.
John Campbell.

Komandanti i Forcave amerikane dhe forcat aleate në Afganistan kanë thënë se kanë marrë kërkesë nga forcat afgane, për të sulmuar nga ajri, spitalin në veri të Konduzit.

Më 3 tetor Organizata Mjekët pa Kufi ka thënë se nga ky sulm, janë vrarë 22 vetë – 12 anëtar të personelit dhe 10 pacientë.

Duke folur në Pentagon, gjenerali John F. Campbell ka thënë se “ forcat afgane kanë thënë se po sulmohen nga pozitat e armiqve dhe për këtë kanë kërkuar sulme ajrore nga Shtetet e Bashkuara.”

“ Sulmet ajrore janë bërë për të eliminuar talibanët dhe disa civilë kanë humbur jetën aksidentalisht.”

Organizata Mjekët pa Kufij thotë se do t’i përfundoj operacionet e veta në qytetin Kunduz në Afganistan, pasi nga një sulm ajror i dyshuar i Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku 22 vetë.

XS
SM
MD
LG