Ndërlidhjet

19 të vdekur në Francë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Së paku 19 persona janë gjetur të vdekur, pas përmbytjeve në rivierën franceze, raporton BBC.

Numri i personave të vdekur është rritur, pas zbulimit të dy trupave të pajetë sot në mëngjes.

Një person vazhdon të jetë i zhdukur.

Stuhitë e forta dhe shiu i rëndë në mbrëmjen e së shtunës kanë shkaktuar vërshimet e fuqishme të ujit dhe baltës në disa qytete.

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka shpallur gjendjen e “katastrofës natyrore” në zonat e prekura.

XS
SM
MD
LG