Ndërlidhjet

logo-print

OKB nuk përshihet në incidentin në Kunduz


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Afganistani janë duke bërë hetime rreth sulmit vdekjeprurës në një spital në Kunduz.

Kjo ka ndikuar që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të mos bëjë hetime rreth këtij rasti, ka deklaruara një zyrtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban ki Moon ka bërë thirrje për hetime të “paanshme” rreth incidentit të 3 tetorit.

Zëdhënësi i tij Stephane Dujarric ka thënë se fillimisht duhet të përfundojnë hetimet.
“Ne po shohim se ka hetime të pavarura dhe transparente”

Burimet diplomatike kanë deklaruar se SHBA-ja dhe NATO janë në gjendje të bëjnë hetime të pavarura dhe të besueshme.

Për më shumë OKB- ja do të përfshihej vetëm nëse do të kishte krime lufte në aspektin ndërkombëtarë.

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) ka thënë se nga sulmi në mëngjes të datës 3 tetor, janë vrarë 22 vetë – 12 anëtar të personelit dhe 10 pacientë.

Kjo organizatë ka kërkuar hetim të pavarur për atë që ajo e ka cilësuar si krim lufte.

XS
SM
MD
LG