Ndërlidhjet

Incidente në Kashmir, 7 të vrarë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Katër ushtarë të Indisë dhe tre militantë janë vrarë, në sulme të ndara në rajonin e Kashmirit, njofton policia.

Inspektori gjeneral Syed Gillani ka thënë se ushtarët kanë vdekur gjatë sulmit të militanteve, në një operacion në një zonë të lartë ushtarake, që ndanë Kashmirin, mes Pakistanit dhe Indisë.

Gillani ka thënë se militantët kanë arritur të largohen pas sulmit.

Ai ka thënë se tre militantë tjerë janë vrarë në një sulm tjetër, gjatë në përleshje më ushtarë.

Rebelët janë duke luftuar kundër regjimit të Indisë, në Kashmir që nga viti 1989.

Që nga ajo kohë më shumë se 68 mijë njerëz kanë vdekur, gjatë goditjeve ushtarake të Indisë.

Së fundmi rebelimet e armatosura kryesish janë shtypur dhe pjesa më e madhe e rezistencës publike tashmë bëhet përmes protestave.

XS
SM
MD
LG