Ndërlidhjet

Turqia fton në bisedë sërish ambasadorin rus


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Turqia ka thirrur sërish për një bisedë ambasadorin rus në në këtë vend, Andrei Karlov, pas shkeljes së dytë të hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë, aeroplanët e së cilës po operojnë në Siri, raporton BBC.

Ministria e jashtme turke, ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar aeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë, pas rastit të parë që ndodhi të shtunën më 4 tetor.

NATO ka dënuar shkeljen ajrore të Turqisë, nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si veprim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

NATO ka kritikuar sulmet ajrore të Rusisë, në Siri, të cilat po i targetojnë grupet që po luftojnë kundër presidentit sirian, Bashar al –Assad.

XS
SM
MD
LG