Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa kërkon mbështetjen e KE-së drejt integrimit në BE


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, njofton zyra për media e qeverisë.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar progresin e arritur në Kosovë dhe ka "shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e gjithanshëm të shtetit."

Mustafa ka four edhe për “angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe struktura tjera evropiane, duke kërkuar mbështetjen e Këshillit të Evropës, në këtë rrugë.”

Në anën tjetër raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, “duke iu referuar raportit të fundit për Kosovën, veçoi aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.”

Sipas një komunikate të Qeverisë kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG