Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa sulmohet me vezë


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kryeministri Isa Mustafa, është sulmuar sërish me vezë nga aktivistët të Vetëvendosjes në Podujevë.

Policia ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie, njofton Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook.

“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht "Zajednicën" e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare, Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj Zajednicës.”

Kumtesa përfundon me zotimin e Vetëvendosjes se “nuk do të lejojnë funksionimin normal të qeverisë së Mustafës, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë”.

Mustafa është duke qëndruar në Podujevë në kuadër të shënimit të Ditës së Mjedrës.

XS
SM
MD
LG