Ndërlidhjet

Shtyhen zgjedhjet e kontestuara në Ukrainë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Separatistët pro rusë, në lindje të Ukrainës, kanë vendosur që t’i shtyjnë zgjedhjet e kontestuara lokale, për vitin 2016, raporton Reuters.

Më herët separatistët në rajonin e Donteskut, kishin paralajmëruar datën 18 tetor për zgjedhje, në këtë rajonin.

Përderisa zgjedhjet në rajonin e Luhanskut janë paraparë, për 1 nëntor.

Sipas Marrëveshjes për Paqe të Minskut, rajonet separatiste duhet të mbajnë zgjedhjet lokale deri në fund të vitit “në përputhje me legjislacionin e Ukrainës”.

Zgjedhjet lokale më Ukrainë është paraparë që të mbahen, me 25 tetor.

XS
SM
MD
LG