Ndërlidhjet

Hapet reparti i kardiokirurgjisë në QKUK-ë


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Sot në një ceremoni zyrtare, u hap reparti i kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo klinikë që nga janari i këtij viti, është jashtë funksionit për shkak të mungesës së stafit adekuat për t'i kryer operacionet në zemër të hapur.

Dy kardiokirurgë tashmë do të punojnë në këtë klinikë.

Gjithashtu është siguruar edhe ekipa e anesteziologëve të trajnuar për operacione të zemrës.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se si udhëheqës i këtij dikasteri, së bashku qeverinë e Republikës së Kosovës, do ta përkrahin këtë klinkë në krijimin e kushteve si dhe furnizimin e nevojshëm.

XS
SM
MD
LG