Ndërlidhjet

Të rinjtë nga Serbia e vizitojnë Shqipërinë


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Një grup prej 50 nxënësve dhe studentëve të Serbisë nesër do të udhëtoj për në Shqipëri, me ç’rast do të njihen me moshatarët në Tiranë dhe me sistemin e arsimit në këtë vend, ka kumtuar Ministria e arsimit e Serbisë.

“Kjo vizitë duhet të jetë e para në vargun e nismave të tilla”, tha ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë i Serbisë, Sërgjan Verbiq, dhe ka shtuar se vizita është organizuar me garantimin e sigurisë maksimale të pjesëmarrësve.

Nxënësit dhe studentët, po ashtu, më 8 tetor do ta vizitojnë ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin e Elbasanit, ndërsa vizita përfundon më 9 tetor, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Këtë vizitë e organizon Zyra rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve të Ballkanit Perëndimor, e cila është formuar me nënshkrimin e Deklaratës së përbaashkët në Vjenë, më 27 gusht të këtij viti.

Nënshkruesit e kësaj deklarate janë pajtuar që së bashku të punojnë në mbështetjen e këmbimit rajonal të ideve dhe të forcimit të bashkëpunimit ndër të rinjët, për tolerancë dhe respektim të vlerave njerëzore.

XS
SM
MD
LG