Ndërlidhjet

Shqipëri: Planifikohen masa të ashpra të sigurisë për futboll


Pamje kur një simpatizues i Serbisë e qëllon me karrige futbollistin shqiptar Bala (numër 19) në ndeshjen e parë më 14 tetor në Beograd

Pamje kur një simpatizues i Serbisë e qëllon me karrige futbollistin shqiptar Bala (numër 19) në ndeshjen e parë më 14 tetor në Beograd

Autoritetet e Shqipërisë thonë se po ndërmarrin masa të ashpra të sigurisë për ndeshjen kualifikuese të futbollit ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, e cila zhvillohet të entjen në Elbasan, për shkak të shqetësimeve për përsëritje të dhunës nacionaliste, që e kishte përfshirë ndeshjen e parë në Beograd.

Zëdhënësja e policisë, Hafize Peqini, thotë se afro 1,500 policë do të jenë në stadiumk dhe rreth tij në Elbasan, qytet që është 50 kilometra në jug të Tiranës.

Trafiku do të ndalet afër hapësirës së stadiumit, restorantet dhe qendra do të mbyllen dhe simpatizuesit do të duhet t’i tregojnë letërnjoftimet dhe tu nënshtrohen kontrolleve para se të lejohen të hyjnë në stadium, raporton AP nga Tirana.

Ndeshja e parë e zhvilluar vitin e kaluar në Beograd, u ndërpre pasi një fluturake digjitiale me një flamur nacionalist shqiptar depërtoi në stadium, duke shkaktuar incident, gjatë të cilit simpatizuesit e kombëtares vendëse depërtuan në fushë dhe i sulmuan futbollistët mysafirë.

Shqipëria e fitoi këtë duel kualifikues me rezultat zyrtar 3:0.

Shqipëria është e treta në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016 me 11 pikë nga 6 takime.

XS
SM
MD
LG