Ndërlidhjet

Campbell: Sulmi ajror në Kunduz – gabim


Gjenerali Campbell gjatë dëshmisë së tij të sotme në Senat

Gjenerali Campbell gjatë dëshmisë së tij të sotme në Senat

Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, John Campbell, tha se sulmi ajror vdekjeprurës në një spital në Kunduz, ishte i gabueshëm.

Nga sulmi më 3 tetor janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Klinika udhëhiqej nga organizata Mjekët pa Kufij.

Gjenerali John Campbell sot ka dëshmuar para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, me ç’rast theksoi se spitali ishte “goditur gabimisht”.

“Ne kurrë me qëllim nuk do ta merrnim në shënjestër një kapacitet të mbrojtur mjeksëor”, tha Campbell dhe ka shtuar se i ka udhëzuar forcat nën komandën e tij, që të stërviten në mëynrë shumë më të mirë për t’i parandaluar incidentet e ngjashme me atë në Kunduz.

Dje gjenerali Campbell tha se sulmi ajror ishte kërkuar nga forcat afgane, që kishin raportuar se ishin sulmuar nga talibanët.

Më herët, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pretenduar se kryengritësit kishin hapur zjarr kundër forcave amerikane.

XS
SM
MD
LG