Ndërlidhjet

Militantët e IS-it e marrin përgjegjësinë për sulmet në Jemen


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në qytetin Aden në Jemen

Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në qytetin Aden në Jemen

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për një seri të sulmeve vdekjeprurëse kundër qeverisë së Jemenit në Aden dhe trupave të vendeve të Gjirit Arab.

Sot herët në mëngjes, një varg eksplodimesh kanë ndodhur në qytetin-port Aden të Jemenit, në një hotel që shfrytëzohet nga kryeministri i Jemenit dhe dy instalime ushtarake, me ç’raast raportohet se janë vrarë 15 ushtarë të Arabisë Saudite dhe të grupeve të milicive proqeveritare.

Në kumtesën e ekstremistëve të IS-it theksohet se janë ndërmarrë katër sulme vetëvrasëse, me përdorim të automjeteve të mbushura me materje shpërthyese.

Ka pasur raporte kundërthënëse lidhur me shkaqet e shpërthimeve.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për këto shpërthime e ka fajësuar zjarrin nga raketat, ndërsa burime të forcave të sigurisë së Jemenit kanë thënë se eksplozimet ishin pasojë e makinave-bomba.

Forcat proqeveritare dhe koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i kanë dëbuar kryengritësit shiitë huthi nga qyteti Aden në muajin korrik, duke i mundësuar presidentit të Jemenit, Abd-Rabbu Manusr Hadi, dhe qeverisë së tij, të kthehen nga ekzili.

XS
SM
MD
LG