Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Nuk lejojmë shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se vendi i tij “nuk mund të lejoj” që aeroplanët luftarakë rusë ta dhunojnë hapësirën ajrore përgjatë kufirit me Sirinë, dhe ka tërhequr vërejtjen se “një sulm kundër Turqisë do të thotë sulm kundër NATO-s”.

Këto komente zoti Erdogan i bëri sot në një konferencë për gazetarë në Bruksel, me ç’rast foli për inkursionet që kanë ndodhur gjatë fushatës ajrore të Rusisë në Siri.

“Nëse Rusia e humbë një mik si Turqia, me të cilin ka bashkëpunuar për shumë çështje, do të humbë shumë dhe këtë duhet ta ketë parasysh”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan e ka akuzuar Iranin dhe Rusinë se po punojnë për mbajtjen e “terrorit shtetëror” të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Turqia dy herë e ka ftuar ambasadorin rus në Ankara, pasi aeroplanët luftarakë të Rusisë, dy herë e kanë shkelur hapësirën ajrore të Turqisë gjatë fundjavës.

XS
SM
MD
LG