Ndërlidhjet

Largohen të gjitha organizatat humanitare nga Kunduzi


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Të gjitha organizatat e huaja me karakter humanitar, janë larguar nga qyteti Kunduz, në Afganistan, për shkak të luftimeve të vazhdueshme atje.

Njoftimi u dha nga zyrtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Aktualisht nuk ka asnjë organizatë humanitare në Kunduz” ka thënë zëdhënësi i agjencive humanitare të OKB-së, Jens Laerke.

Ky largim i organizatave humanitare vjen pas sulmeve të talibanëve në një stacion policie dhe një ndërtese të qeverisë, vetëm një ditë pasi ushtria ka deklaruar se ka marrë kontrollin e qytetit nga talibanët.

Situata humanitare është përkeqësuar edhe më shumë në këtë qytet pas sulmit të gabuar të ushtrisë amerikane mbi një spital që udhëhiqej nga organizata Mjekët pa Kufij.

Nga sulmi më 3 tetor janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

XS
SM
MD
LG