Ndërlidhjet

Një propozim-ligj për “bombat” thellon krizën në Maqedoni


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.


Opozita në Maqedoni është kërcënuar me publikimin e bisedave të tjera të përgjuara, nga siç thonë, zyrtarët qeveritarë, nëse partitë në pushtet nuk tërheqin propozim-ligjin, me të cilin parashihet ndalimi i publikimit të këtyre bisedave të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Nga Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zaevit janë kërcënuar me braktisjen edhe të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes politike, nëse partitë në pushtet nuk heqin dorë nga ky ligj, të cilin opozita e vlerëson si katastrofal.

Për sot janë paralajmëruar edhe protesta para Kuvendit të Maqedonisë nga organizata të ndryshme joqeveritare me moton “Stop Censurës”.

Propozimi i tillë vjen në ditën kur partitë po bisedonin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që përfunduan pa epilog pas lideri i opozitës, Zoran Zaev është larguar nga negociatat në shenjë proteste ndaj propozim-ligjit për ndalimin e publikimit të bisedave telefonike.

Partitë në pushtet thonë se propozimi është pjesë e marrëveshjes politike dhe se për të ishte dakorduar edhe kryetari i LSDM-së.

Propozimi parasheh ndalimin e publikimit të çdo materiali nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, ndërsa mediat që posedojnë materiale të tilla urdhërohen që t’i mënjanojnë nga arkivat e tyre.

Propozimi ndalon publikimin e tyre edhe në rrjetet sociale dhe për çdo shkelje eventuale parashihet dënim me 4 vjet burg.

Opozita pretendon se ligji i tillë tentohet të miratohet pas njohurive të partive në pushtet se në mesin e bisedave të përgjuara ka edhe materiale komprometuese për zyrtarë të shumtë të partive në pushtet.

Propozimi është iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ndërsa është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja.

XS
SM
MD
LG