Ndërlidhjet

Jeta në Çernobil, pas 30 vjetëve


Pamje nga pyjet në Çernobil.
Pamje nga pyjet në Çernobil.

30 vjet pas aksidentit më të rëndë nuklearë, Çernobili është shndërruar nga një zonë e katastrofës, në një zonë të mbushur me rezerva natyrore me kafshë, tregon një studim.

Kjo kthesë e papritur e këtij studimi, për këtë zonë, e cila është shpallur e pa banueshme për njerëzit pas incidentit më 1986, sugjeron se kontaminimi radioaktiv, nuk ka qenë pengesë për zhvillimin e faunës atje.

Studimi, i cili është publikuar më 5 tetor, në revistën “Biologjia Aktuale” tregon gjithashtu se si kafshët e egra, tërhiqen nga natyrat e paprekura, përkundër pranisë së lartë të materieve radioaktive.

“Kur njerëzit largohen, natyra gjallërohet edhe në vendim me rryma të larta radioaktive,” ka thënë Jim Smith, specialistë në fushën e ambientit, në universitetin e Britanisë, në Portsmouth.

“Kjo nuk do të thotë që radioaktiviteti është i mirë për kafshët e egra, vetëm se edhe shprehitë e njeriut, si gjuetia, bujqësia dhe pylltaria, janë shumë më të dëmshme,” ka thënë ai.

Pas një shpërthimi që ka ndodhur në termocentralin nuklearë në Çernobil, më 1986, me mijëra persona janë larguar nga aty dhe nuk janë kthyer asnjëherë më.

XS
SM
MD
LG