Ndërlidhjet

Mjekët pa Kufij: Sulmi në Kunduz të trajtohet si krim lufte


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Organizata humanitare Mjekët pa Kufij, ka kërkuar një mekanizëm të ri, i cili do të merrej me hulumtimin sulmit në spitalin e Kunduzit, në Afganistan, nga forcat amerikane.

Kjo organizatë ka thënë se nuk u beson hetimeve të brendshme ushtarake për sulmin, i cili la të vdekur 22 persona.

Komisioni Ndërkombëtar Humanitar Faktmbledhës, është themeluar në vitin 1991, nën Konventën e Gjenevës.

Komandanti amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, John Campbell, tha se sulmi ajror vdekjeprurës në një spital në Kunduz, ishte i gabueshëm.

Gjenerali Campbell tha se sulmi ajror ishte kërkuar nga forcat afgane, që kishin raportuar se ishin sulmuar nga talibanët.

Më herët, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pretenduar se kryengritësit kishin hapur zjarr kundër forcave amerikane.

XS
SM
MD
LG