Ndërlidhjet

logo-print

Turqia propozon bisedime me Rusinë


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Turqia ka propozuar një takim me zyrtarë të ushtrisë ruse, si përpjekje për të shmangur në të ardhmen shkeljet ruse, në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ministri i jashtëm turk, Tanju Bilgiq ka thënë se Turqia ka propozuar një takim që do t’u lejonte zyrtarëve ushtarak rusë, të shpjegojnë masat që ata kanë ndërmend t’i marrin për t'u siguruar se veprime të tilla nuk do të ndodhin më.

Bilgiq ka mohuar mediat ruse se Turqia ka propozuar krijimin e një “grupi punues” për të koordinuar veprimet e saj me Moskën, për Sirinë.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se nuk dëshiron që nga konflikti në Siri, të shkaktohet një krizë e re mes NATO-s dhe Rusisë.

Ai ka deklaruar se nga 57 sulme ajrore ruse në Siri, vetëm dy kanë qenë kundër grupit Shteti Islamik, pjesa tjetër ka qenë kundër forcave të moderuara, që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad, aleati i Rusisë.

XS
SM
MD
LG