Ndërlidhjet

logo-print

Sekretarja amerikane e tregtisë viziton Kubën


Penny Pritzker.

Penny Pritzker.

Sekretarja amerikane për Tregti, Penny Pritzker ka arritur në Kubë, për vizitë dy ditëshe, ku do të diskutojë rreth embargos amerikane në ishullin komunist.

Pritzker do të bisedojë me zyrtarët kubanë rreth masave të miratuara nga SHBA-ja, lidhur me zbutjen e embargos ndaj Kubës.

Që nga viti i kaluar, kur SHBA-ja dhe Kuba patën deklaruar se janë duke i përmirësuar marrëdhëniet mes tyre, presidenti amerikan Barack Obama, ka kërkuar heqjen e kufizimeve ndaj Kubës.

Kërkesa e Obamës ka hasur në rezistencën e kongresistëve republikanë, të cilët përbëjnë shumicën në Kongres.

XS
SM
MD
LG