Ndërlidhjet

logo-print

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Kimi


Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi

Suedezi Tomas Lindahl, amerikani Paul Modrich dhe turko-amerikani Aziz Sancar kanë fituar Çmimin Nobel në Kimi për zbulimet e tyre në riparimin e ADN-së.

“Puna e tyre ka dhënë njohuri themelore se si funksionon qeliza e gjallë dhe si përdoret, për shembull, për zhvillimin e trajtimeve të reja të kancerit”, ka thënë përmes një deklarate Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Treshja do të ndajë shumën prej 960,000 dollarësh.

Çmimet Nobel për Letërsi dhe Paqe do të ndahen po ashtu këtë javë.

Çmimi i parë Nobel është ndarë në vitin 1901, në përputhje me dëshirën e kimistit suedez dhe prodhuesit të armëve, Alfred Nobel.

XS
SM
MD
LG