Ndërlidhjet

Iraku pritet të kërkojë sulme ajrore nga Rusia


Irak
Irak

Një ligjvënës irakian ka thënë se Bagdadi mund të kërkojë së shpejti nga Rusia që të sulmojë nga ajri militantët e Shteti Islamik (IS) në Irak.

Hakim al-Zamili, shef i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka thënë se “në ditët ose javët e ardhshme, Iraku do të detyrohet të kërkojë nga Rusia që të nisë sulme ajrore” dhe se “kjo do të varet nga suksesi i tyre në Siri”.

“Do të kërkojmë që Rusia të ketë rol më të madh në Irak, padyshim rol më të madh sesa amerikanët”, ka shtuar al-Zamili.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve xhihadiste në Siri më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG