Ndërlidhjet

logo-print

Rusia forcon praninë në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka bërë të ditur se ka shpërndarë helikopterë sulmues Mi-24P për të përforcuar bazën ushtarake ruse në Taxhikistan.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se, përveç helikopterëve sulmues, në Taxhikistan janë dërguar edhe helikopterë transporti dhe luftarakë Mi-8MTV.

Numri i saktë i helikopterëve të dislokuar nuk është bërë i qartë.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti taxhik, Emomali Rahmon, i ka thënë homologut rus, Vladimir Putin, në Soçi se ai është “i shqetësuar” me rritjen e grupeve të armatosura islamike në rajonet afgane, që kufizohen me Taxhikistanin.

Rreth 7,000 trupa ruse janë të stacionuara në Taxhikistan nën juridiksionin e bazës 201, e cila është struktura më e madhe ushtarake e Moskës jashtë Rusisë.

XS
SM
MD
LG