Ndërlidhjet

Kosova paraqet në BE raportin për dialogun me Serbinë


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka paraqitur sot pranë Bashkimit Evropian raportin mbi rrjedhat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën mars 2015 – shtator 2015.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e e Kryeministrit bën të ditur se në këtë raport, të nënshkruar nga ministrja Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, paraqitet vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e dialogut të Brukselit dhe zbatimit të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në ketë raport periodik, paraqitet gjendja në të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash në Bruksel, ku veçohen përparimet, ngecjet dhe sfidat për tejkalimin e tyre. Raporti analizon faktorët që kanë ndikuar në rezultatet, ku në mënyrë të veçantë potencohen shkeljet dhe vonesat që i ka bërë Serbia në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Të gjeturat e këtij raporti, megjithatë, tregojnë për një “progres të mirë” në fusha të ndryshme, si: drejtësia, shpërbërja e ‘mbrojtjes civile’, policat e sigurimit të automjeteve, ndërsa në fushat e tjera duket se “progresi është i kufizuar”.

XS
SM
MD
LG