Ndërlidhjet

Netanyahu anulon vizitën në Gjermani


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën në Gjermani, të planifikuar për të enjten, për shkak të rritjes së tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Burime nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar lajmin për agjencinë Reuters.

Katër izraelitë janë vrarë qysh nga e enjtja e kaluar, nga sulmet me thika dhe me armë zjarri.

Policia ka qëlluar për vdekje një palestinez, ndërsa ushtria ka arrestuar pesë anëtarë të grupit islamist Hamas, në lidhje me të shtënat.

Qysh të dielën, ndërkaq, dy palestinezë janë vrarë dhe 170 janë plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor.

Një tjetër palestinez, i dyshuar për plagosjen me thikë të një adoleshenti izraelit, është vrarë nga policia në Jerusalem.

XS
SM
MD
LG