Ndërlidhjet

SHBA “nuk bashkëpunon” ushtarakisht me Rusinë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Shtetet e Bashkuara nuk do të bashkëpunojnë ushtarakisht me Rusinë në Siri, sepse strategjia e saj ka “tragjikisht të meta”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

“Pavarësisht se çfarë thonë rusët, ne nuk kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë me Rusinë për aq kohë sa ajo vazhdon të ndjekë një strategji të gabuar”, ka thënë Carter në një konferencë për media në Romë.

Ai ka përsëritur se Uashingtoni beson se Rusia nuk godet vetëm caqet e të ashtuquajturit Shtet Islamik, ashtu siç pretendon, por edhe objektiva të grupeve të tjera që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Ky është një gabim fundamental”, ka thënë Carter.

Ai ka shtuar se SHBA është e gatshme për bisedime teknike me Rusinë për sigurinë e pilotëve.

XS
SM
MD
LG