Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli i Evropës tërhiqet nga Azerbajxhani


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ka vendosur të tërheqë pjesëmarrjen e Këshillit në grupin e përbashkët punues për çështjet e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan.

Jagland ka njoftuar për vendimin e tij Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Qysh në tetor të vitit 2014, një përfaqësues i Këshllit të Evropës ka ndjekur takime në Baku, me qëllim ringjalljen e dialogut midis autoriteteve të Azerbajxhanit dhe shoqërisë civile.

Grupi punues ka përfshirë mbrojtës të të drejtave të njeriut, anëtarë të Parlamentit të Azerbajxhanit dhe zyrtarë nga administrata presidenciale.

Pavarësisht kësaj nisme, Këshilli i Evropës ka thënë se “situata e përgjithshme e të drejtave të njeriut në vend është përkeqësuar në mënyrë dramatike”.

“Një numër në rritje i mbrojtësve të të drejtave të njeriut janë burgosur së voni dhe Këshilli i Evropës ka marrë raporte shqetësuese për kushtet e papranueshme të paraburgimit”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG