Ndërlidhjet

Bjellorusia “nuk do” bazë ajrore ruse


Lukashenka dhe Putin - foto arkivi
Lukashenka dhe Putin - foto arkivi

Bjellorusia nuk ka nevojë për bazë ajrore të Rusisë, ka thënë presidenti bjellorus, Alexander Lukashenka, pavarësisht presionit në rritje të Moskës për të krijuar një strukturë të tillë.

Lukashenka ka thënë se çështja nuk është diskutuar kurrë me Rusinë, edhe pse, muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë e tij që të përshtatë një marrëveshje.

Të dielën, qindra aktivistë bjellorusë kanë mbajtur një protestë në Minsk kundër planit rus.

Bjellorusia është aleate e rëndësishme e Rusisë dhe është anëtare e Unionit Ekonomik, të udhëhequr nga Moska.

"Kam dëgjuar klithma nga opozita në lidhje me vendosjen e një baze ajrore ruse. Unë nuk di asgjë për këtë", ka thënë Lukashenka.

XS
SM
MD
LG