Ndërlidhjet

Ndeshja në Elbasan, Tahiri tregon masat e marra


Tifozë të kombëtares shqiptare - foto arkivi
Tifozë të kombëtares shqiptare - foto arkivi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka thënë se "Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese janë totalisht të angazhuara për të garantuar që ndeshja e nesërme të jetë një festë qytetarie, e denjë për Shqipërinë".

Nesër në Elbasan do të zhvillohet ndeshja kthyese e Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Ky takim po zgjon interesim të madh, meqë fitorja eventuale i shton gjasat e kombëtares shqiptare për kualifikim.

"Policia Kufitare ka marrë masa në çdo pikë kufitare për monitorimin e kalimit të të gjithë shtetasve, veçanërisht të atyre që kanë për qëllim udhëtimi ndjekjen e ndeshjes nesër", ka thënë Tahiri përmes një deklarate për media.

"Forcat e rendit dhe Policisë Rrugore në të gjithë Shqipërinë janë tërësisht të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në çdo ambient publik, si dhe monitorimin e të gjitha akseve rrugore në të gjithë vendin, por në mënyrë të veçantë në të gjitha akset që të çojnë në Elbasan dhe stadiumin 'Elbasan Arena'", ka theksuar Tahiri.

XS
SM
MD
LG