Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, thirrje për unitet të BE-së


Merkel dhe Hollande
Merkel dhe Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kanë bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të veprojnë së bashku në trajtimin e krizës me migrantë.

Në një adresim të përbashkët para Parlamentit Evropian në Strasburg, të dy liderët kanë bërë thirrje për një sistem të riorganizuar për trajtimin e kërkesave për azil.

Rregullat e tanishme kërkojnë që kërkesat për azil të bëhen në vendin e parë të BE-së ku hyjnë migrantët.

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë mospajtime në trajtimin e mbi 600,000 migrantëve në bllok qysh në fillim të vitit.

Hollande dhe Merkel kanë thënë se mënyra e vetme për të trajtuar problemin është të punohet së bashku për t’i dhënë fund konfliktit në rajon, për të mbështetur vendet si Turqia, ku ndodhen mbi 2 milionë refugjatë sirianë, dhe për të ofruar një strehë të sigurt për refugjatët.

XS
SM
MD
LG