Ndërlidhjet

Azerbajxhani dëbon dy delegatë të AI-së


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) ka bërë të ditur se dy delegatë të saj janë ndaluar derisa kanë bërë përpjekje të hyjnë në Azerbajxhan dhe më pas janë dëbuar nga vendi.

AI ka thënë se dy shtetasit gjeorgjianë janë dëbuar nga zyrtarët e migracionit pas arritjes së tyre në aeroportin e Bakusë, të mërkurën.

Azerbajxhani është kritikuar ashpër për përkeqësim të situatës së të drejtave të njeriut dhe për shtypjen e opozitës.

Organizata Amnesty International ka thënë se dëbimi i stafit të saj “i shtohet listës së tmerrshme të gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut që janë sulmuar, arrestuar dhe burgosur vetëm se kanë kryer punën e tyre”.

XS
SM
MD
LG