Ndërlidhjet

Poroshenko: Armëpushimi i vërtetë ka nisur


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se në lindje të vendit ka nisur “armëpushim i vërtetë”, por ka shtuar se paqja është ende e brishtë.

Duke iu adresuar disa studentëve në Kiev, Poroshenko ka thënë se fundi i luftës do të vijë “kur pjesa e fundit e tokës së Ukrainës të çlirohet nga armiku, uzurpuesi dhe pushtuesi”.

Marrëveshja për armëpushim në Ukrainë, e arritur në muajin shkurt në Minsk, është shkelur shpesh, por është respektuar gjerësisht gjatë muajit të fundit.

Konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë ka marrë mbi 7,900 jetë njerëzish qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG