Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kosovës arrestoi 15 serbë


Ilustrim

Ilustrim

Në Kosovë, policia bëri të ditur se ka arrestuar 15 persona në komunën e Shtërpcës, rreth 70 kilometra në jug të Prishtinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe shkatërrimin e pyjeve, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe.

Sipas zyrtarëve të policisë, njësitë policore për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, të mbështetur edhe nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë realizuar një operacion policor të kontrollit për bastisje në një lokacion në komunën Shtërpcës.

Policia tha se të arrestuarit janë të përkatësisë kombëatre serbe.

Autoritetet në Serbi reaguan ashpër ndaj aksionit të autoriteteve në Kosovë, ndërsa bënë të ditur se të arrestuarit janë të përkatësisë etnike serbe, njëherësh punëtorë të Parkut Nacional “Sharri” në Brezovicë.

Në një reagim të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thuhet se “ky është një sulm i ashpër në të drejtat themelore të serbëve të Kosovës, shkel çdo gjë që deri tani është arritur në dialogun e Brukselit dhe është provokim ndaj gjithë Serbisë”.

XS
SM
MD
LG