Ndërlidhjet

Një afgan lirohet nga Guantanamo pas 11 vjetësh


Burgu në Guantanamo
Burgu në Guantanamo

Shtetet e Bashkuara kanë liruar një afgan, të mbajtur në burgun në Guantanamo nën akuzat për terrorizëm për më shumë se 11 vjet.

Pentagoni ka thënë se bordi rishikues ka rekomanduar se Mohammed Kamin mund të transferohet jashtë objektit.

Bordi ka vënë në dukje se Kamin ka qenë i sinqertë në përshkrimin e aktiviteteve të tij të kaluara, ka qenë “një nga të burgosurit më të bindur në Guantanamo” dhe se nuk ka asnjë provë se ai ka shprehur pikëpamje ekstremiste ose ndjenja anti-amerikane derisa ka qenë në paraburgim.

Kamin ndodhej në Guantanamo qysh në shtator të vitit 2004.

XS
SM
MD
LG