Ndërlidhjet

SHBA ndalon kërkimet për anijen e humbur


Ilustrim
Ilustrim

Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka ndaluar kërkimet për 33 marinarë në bordin e një anijeje amerikane, e cila është mbytur javën e kaluar si pasojë e valëve të mëdha në Oqeanin Atlantik, të shkaktuara nga urragani Joaquin.

Hetuesit tani kanë kthyer vëmendjen në gjetjen e regjistruesit të të dhënave të anijes.

Anija dhe ekuipazhi i saj janë zhdukur qysh të enjten e kaluar.

Kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e vetëm një trupi.

Në bordin e anijes kanë qenë 28 anëtarë të ekuipazhit nga Shtetet e Bashkuara dhe pesë nga Polonia.

Kjo ka qenë fatkeqësia më e keqe e një anijeje të mallrave nën flamurin amerikan, në më shumë se 30 vjet

“Çdo vendim për të pezulluar kërkimin është i dhimbshëm”, ka thënë kapiteni i Rojes Detare, Mark Fedor.

XS
SM
MD
LG