Ndërlidhjet

Khamenei ndalon negociatat me SHBA-në


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndaluar çfarëdo negociatash të mëtejshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Khamenei, autoriteti më i lartë në Republikën Islamike, ka thënë edhe muajin e kaluar se nuk do të ketë bisedime me SHBA-në pas marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, por nuk ka shpallur ndalesë të prerë.

Deklaratat e tij janë në kundërshtim me ato të presidentit të moderuar të Iranit, Hassan Rohani, i cili ka thënë se qeveria e tij është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

“Negociatat me Stetet e Bashkuara hapin dyert për ndikimin e tyre ekonomik, kulturor, politik dhe në siguri. Madje edhe gjatë negociatave bërthamore, ata kanë bërë përpjekje të dëmtojnë interesat tanë kombëtarë”, ka thënë Khamenei.

XS
SM
MD
LG