Ndërlidhjet

Shtyhet projekti i gazit Rrjedha Turke


Ilustrim

Ilustrim

Gjiganti rus i gazit Gazprom ka thënë se projekti i tij i gazit me Turqinë do të vonohet, për shkak të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Ankarasë, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin në Siri.

“Marrë parasysh se nuk ka asnjë marrëveshje ndërqeveritare, afati do të shtyhet”, ka thënë zëvendësshefi ekzekutiv i Gazpromit, Aleksandr Medvedev, duke iu referuar afatit të vitit të ardhshëm për ndërtimin e tubacionit të parë të gazit, nga katër sish.

“Se sa kohë do të shtyhet, varet se kur do të nënshkruhet marrëveshja. Nëse afati shtyhet për një vit, nuk është ndonjë tragjedi”, ka thënë Medvedev.

Rusia ka zemëruar Ankaranë me sulmet ajrore kundër grupeve islamiste në Siri dhe kundër forcave të moderuara që kanë mbështetjen turke.

Avionët luftarakë rusë po ashtu kanë shkelur hapësirën ajrore të Turqisë këtë javë, duke nxitur notë proteste nga Ankaraja.

Përpara fushatës së bombardimeve, Rusia dhe Turqia janë pajtuar muajin e kaluar që të punojnë në projektin Rrjedha Turke për transportimin e gazit rus në Evropën jugore.

XS
SM
MD
LG