Ndërlidhjet

Gjykata në Brazil refuzon llogaritë buxhetore të presidentes


Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.

Një gjykatë braziliane e auditimit ka vendosur se presidentja, Dilma Rousseff ka thyer ligjin duke mos ditur të menaxhojë buxhetin e shtetit, vitin e kaluar.

Qeveria është akuzuar se ka marrë hua në mënyrë ilegale nga bankat shtetërore, për të mbuluar të hyrat e ulëta në buxhet.

Opozita thotë se vendimi nga Gjykata Federale - e cila i raporton Kongresit - hap rrugën për ngritjen e akuzave kundër presidentes Rousseff.

Ajo është zgjedhur sërish para një viti në këtë post.
Qeveria braziliane thotë se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

XS
SM
MD
LG