Ndërlidhjet

Jahjaga dënon "veprimet e shëmtuara të opozitës"


Atifete Jahjaga, foto arkivi

Atifete Jahjaga, foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar "veprimet e papranueshme që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës për të tretën javë me radhë".

Në një njoftim për mediat, zonja Jahjaga tha se 'këto veprime të deputetëve të opozitës janë të shëmtuara dhe në kundërshtim me praktikën demokratike dhe sjelljen institucionale të cilën po mëtojmë ta ndërtojmë".

Presidentja Jahjaga ka ftuar "deputetët e Kuvendit të Kosovës të distancohen nga dhuna, respektojnë institucionet që janë ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, përfshirë sakrificën e tyre personale. Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare", thuhet në komunikatën e presidentes.

XS
SM
MD
LG