Ndërlidhjet

Qeveria dënon “dhunën e deputetëve të opozitës”


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.


Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje për “dhunën që një grup i deputetëve të opozitës përdori sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku për pasojë disa deputetë morën lëndime dhe kërkuan ndihmë mjekësore,” thuhet në komunikatë të qeverisë.

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që t’i japin fund veprimeve të tilla sepse këto janë në” kundërshtim me interesat vitale të qytetarëve, të shtetit si dhe partneritetin e çmuar të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe vendet e BE-së. “

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përkundër këtyre rrethanave, mbetet e përkushtuar për të përmbushur obligimet e saj ligjore dhe kushtetuese, si dhe për të qenë pjesë aktive e çdo debati parlamentar i cili do t’i kontribuonte zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe proceseve integruese euroatlantike të vendit,” përfundon komunikata e qeverisë.

XS
SM
MD
LG