Ndërlidhjet

logo-print

Opozita akuzon Veselin për "nxitje konflikti"


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Subjektet e opozitës në Kosovë - Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosoës dhe Nisma për Kosovën - kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u tërhoq nga pozita e tij, duke e bartur kundërligjshëm udhëheqjen e seancës te anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti.

“Kjo është ikje nga përgjegjësia e atij që e ka për detyrë ta mbrojë Kuvendin e Republikës. Skenari sot ishte i qartë: Kadri Veseli deshi ta nxisë konfliktin mes deputetëve të Kuvendit. “

“Ne protestën tonë e kemi të orientuar kundër kthimit të Serbisë përmes Zajednicës, dhe kundër njerëzve të shantazhuar në qeveri, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, të cilët po punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm për t’ia mundësuar Serbisë pushtetin në Kosovë,” thuhet mes tjerash në reagimin e përbashkët të opozitës.

Kuvendi i Kosovës më në fund arriti të mbajë një seancë gjatë ditës së sotme, ndonëse nën tensione dhe fishkëllima nga deputetët opozitarë.

Në sallë u hodh edhe gaz lotsjellës nga ana e partisë politike në opozitë, Lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG