Ndërlidhjet

PK: Arrestohen 7 persona të dyshuar për "trafikim me njerëz" dhe "prostitucion"


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Policia e Kosovës, në dy operacione policore të ndara ka arrestuar shtatë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz” dhe “mundësim ose detyrim prostitucioni”, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Pejës me datë 06/10/2015 pas një pune hetimore janë arrestuar pesë persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe për marrje me prostitucion.”

Ndërsa rasti i dytë është realizuar me datën 7 tetor në rajonin e Mitrovicës-veri “me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të trafikimit me njerëz,” përfundon njoftimi i lëshuar nga Policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG